Google ADS

Shpikësi i “Minecraft”, i izoluar nga miliardat e tij (Foto)

12:02 | 31 Gusht 2015
Arbresh.info

Shpikësi i lojës “Minecraft” Markus Persson pretendon se ai “asnjëherë nuk është ndjerë më i izoluar” se nga viti kur ka shitur kompaninë e tij Mojang AB në Microsoft për 1,5 miliardë funta.

Në rrjetet sociale, transmeton arbresh.info, suedezi foli se si ai nuk pëlqente pasurinë e tij duke u ndier kështu i pasfiduar dhe i zbrazët.

Ai shkroi: “Problemi i të pasurit çdo gjë është se juve ju humb arsyeja në përpjekje për të mbajtur çdo gjë nën kontroll dhe lidhjet me njerëzit bëhen të pamundura për shkak të çekuilibrit”.

“Endem nëpër Ibiza me miqtë e mij dhe festoj me njerëzit më të famshëm, mund të bëjë gjithçka që dua mirëpo asnjëherë nuk jam ndier më i izoluar se tani”, është shprehur Persson.

Ai ka një pasuri personale prej rreth 1 miliardë funtash sipas vlerësimeve të revistës prestigjioeze Forbes.

Persson ka themeluar lojën e famshme kompjuterike Minecraft në vitin 2009, lojë kjo në të cilën njerëzit mund të ndërtojnë një botë të tërë duke shfrytëzuar një seri të blloqeve.

Por megjithë këtë, 35 vjeçari thotë se ai nuk e dëshironte “përgjegjësinë” e të poseduarit një sukses kaq të madh global kështu që vendosi t’i shesë studion e tij Mojang kompanisë gjigante amerikane Microsoft

Persson ka kaluar edhe çiftin më të famshëm Jay-z dhe Beyonce duke blerë shtëpinë më të shtrenjtë në Beverly Hills në vlerë prej 43 miliona funtash./arbresh.info.

26F80F2500000578-3004211-image-m-6_1427799946671

2BC964D100000578-0-image-a-21_1440890841152

2BC95FCA00000578-0-image-a-1_1440890544400

263F98D200000578-3004211-image-a-2_1427133440888

26E5A70300000578-3004211-New_man_on_the_block_Persson_outbid_Jay_Z_and_Beyonce_for_the_mo-a-10_1427800154324

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme