Shpëton djaloshi pa u ngrënë nga katër peshkaqenë

23:13 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Pamjet e dronit nga ishulli Bahamas tregojnë momentin tronditës, kur një djalosh për pak shpëton nga një turmë peshkaqenësh, pasi ata i hasen atij sa ishte duke luajtur në ujë, raporton Daily Mail.

Në xhirimet e bëra nga kameramani Artem Tkachenko, shihet djaloshi i ngazëllyer teksa hyn në ujë, transmeton portali arbresh.info

Ai noton drejt katër peshkaqenëve dhe nuk është aspak në dijeni që ata ndodhen aty, ndërsa grabitqarët e detit përpiqen ta rrethojnë.

Pasi e sheh rrezikun, Tkachenko që ishte prapa kamerës bërtet dhe i thotë djalit të ikë sa më parë.

Ai tha: “Falë Zotit më dëgjoi”.

Djali shihet teksa largohet nga uji me peshkaqenët që janë duke iu afruar nga prapa.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme