Jack Hubbard i Lakeland dhe shoku i tij, Mike Kimmel nga Indiantown, shpëtuan një alligator në Everglades nga një piton sulmues.
Hubbard ndau videon e shpëtimit me Fox 13, ku shihet burri i cili e ka kapur pitonin dhe aligatorin dhe i nxjerr nga lumi, pastaj duke e liruar aligatorin nga pitoni gjigant, transmeton lajmi.net.
“Kur u afruam mund të themi se po sulmonte një alligator”, tha Hubbard. “Alligator ishte pothuajse i vdekur.”
Kimmel rrëmbeu gjarpërin dhe kjo shkaktoi që aligatori të lirohej nga trupi i gjarprit, duke i shpëtuar jetën.
Pitonët janë një specie invazive në Everglades dhe Hubbard dhe Kimmel po marrin pjesë në një projekt për të ndihmuar në heqjen e gjarpërinjve nga zona. Pitonët kanë shkatërruar burimet e ushqimit për grabitqarët e pranishëm në Everglades.
“Pitonët nuk do të largohen kurrë, por shpresojmë se përpjekjet tona në heqjen e disa prej këtyre pitonëve do të ndihmojnë popullsinë të stabilizohet pak për kafshët e tjera që janë atje”, tha Hubbard.
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...