Shpërthen gropa gjigante me ujë, inxhinierët nuk e shpjegojnë dot

01:19 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një kanal gjigant u hap papritur në një digë të lartë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Një copë e madhe betoni fluturoi nga vendi, duke krijuar një gropë 30 metra të thellë dhe rreth 200 këmbë të gjatë.

Inxhinierët janë të shokuar dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur.

Liqeni Oroville është tejmbushur për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë në ultësirën e Sierra Nevada-s.

Zyrtarë thanë se struktura kundër përmbytjeve është 90% në kapacitet, ndërsa diga është e sigurt dhe jeta e 16 mijë banorëve në Oroville nuk është e rrezikuar.

“Integriteti i digës nuk është i rrezikuar në asnjë mënyrë për shkak se problemi është me kanalin e shkarkimit dhe jo digës,” tha zëdhënësi i departamentit Eric See.

Liqeni Oroville ndodhet 150 milje në verilindje të San Franciskos dhe është një nga liqenet më të mëdha artificial në Kaliforni rreth 770 metër i gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme