Google ADS

Shpërblim prej 11 500 dollarë për gjetjen e vrasësit të një delfini

20:19 | 27 Korrik 2018
A. B.

Një shpërblim prej 11500 dollarë është ofruar për të gjetur personin përgjegjës që vrau në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një delfin shtatzënë femër, njoftoi të premten Departamenti i Peshkimit i Agjencisë Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Me anë të një deklarate për shtyp u saktësua se shërbimet hetimore po punonin për të gjetur agresorin, NOAA u shpreh se disa njësi të specializuara, kryesisht për mbrojtjen e kafshëve të ujit ishin solidarizuar së bashku për të ofruar një shpërblim në këmbim të informacionit që do të çonte në ”identifikimin ose ndjekjen penale të këtij personi”, shkruan ATSH.

Një delfin i madh femër u gjet i vdekur më 30 prill në një plazh në Waveland, në Misisipi, dhe nga autopsia u zbulua se vdekja ishte shkaktuar nga një plumb i kalibrit të vogël që u gjet në një nga mushkëritë e tij. Vdekja e nënës u shoqërua edhe me vdekjen e delfinit të vogël.

NOAA raportoi për një rritje të konsiderueshme të dhunës së ushtruar këto vitet e fundit ndaj delfinëve në Gjirin e Meksikës veriore. Që nga viti 2002, të paktën 24 delfinë kanë ngordhur pasi janë goditur me armë zjarri, shigjeta ose objekte të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme