Shpata e parë u bë prej bakrit dhe u u ndërtua në Epokën e Bronzit.
Nga Mesjeta, shpatat e hekurit dhe çelikut po prodhoheshin në masë dhe përdoreshin në betejë. Ishte koha përpara epokës së armëve dhe artilerisë së rëndë dhe përballja ballë për ballë ishte normale. Gjatë kësaj kohe në histori, të gjithë gjeneralët, mbretërit dhe perandorët mbretërorë zotëronin shpata personale.
Këto armë prodhoheshin nga krijuesit më të mëdhenj të kohës. Ka shumë dorëshkrime historike që dokumentojnë ngjarje që rrethojnë shpatat e rëndësishme.
Më poshtë do të shihni tetë shpata të famshme botërore që ende mbijetojnë sot.
Shpatat mitologjike dhe legjendare nuk do t’i kemi në renditje.
Shpata e Mëshirës – Shpata e Mëshirës është një armë legjendare që i përkiste Edward Rrëfimtarit, mbretit të fundit anglo-sakson të Britanisë. Ajo ka majën e thyer që, sipas legjendave të lashta, u prish nga engjëjt për të parandaluar vrasjet e gabuara. Sot, ajo është pjesë e Bizhuteritë e Kurorës (Jewels Crown) dhe është një nga shpatat e përdorura gjatë kurorëzimit të monarkëve.
Shpata Wallace – William Wallace (1272-1305) ishte një kalorës skocez, i cili është i famshëm për udhëheqjen e rezistencës skoceze në luftërat e pavarësisë skoceze. Ai u kap përfundimisht nga Mbreti Edward I dhe u ekzekutua për tradhti. Boshti i shpatës së tij është rreth 4 metra i gjatë dhe 10.5 cm e gjerë dhe peshon vetëm 2.7 kg.
Joyeuse – I konsideruar si ‘Ati i Evropës’, Karli i Madh konsiderohet të jetë një prej pushtuesve më të fuqishëm që kanë vendosur ndonjëherë këmbë në këtë planet. Nuk është çudi që shpata e tij, Joyeuse, të jëtë shumë e çmuar, arsye kjo që tani gjendet në Luvër. Ka një dorezë me ar të skalitur dhe këllëfi i saj i gjatë dikur ishte i mbushur me diamante të çmuara.
Honjo Masamune – Masamune ishte një punues shpate legjendar japonez i shekullit të 13, i cili shpesh quhet një nga metalurgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Shpata e fotografuar më lart, e quajtur Honjo Masamune, konsiderohet të jetë vepra e tij më e madhe, sepse ajo është përdorur nga luftëtarët Shogun gjatë periudhës Edo të Japonisë. Në vitin 1939, ai u bë një thesar kombëtar japonez për shkak të rëndësisë së madhe historike.
Shpata e Napoleonit – Kaluar nga një brez në tjetrin, shpata e njohur e argjendtë e Napoleonit përfundoi në ankand në Francë me një vlerë prej 6.4 milionë dollarë. Besohet se është përdorur në fushën e betejës, është tërësisht unike dhe është bërë nga materialet më të larta të mundshme të cilësisë që ishin në dispozicion në atë kohë.
Shpata me shtatë degëzime – Dinastia Baekje ishte një nga familjet më të fuqishme të Koresë së Jugut dhe besohet se kjo shpatë unike iu dha mbretit Geunchogo të Baekjes si shenjë e lavdërimit nga Eastern Jin në vitin 372. Me gjatësi 74.9 cm, kjo shpatë ishte e dizajnuar qartë për qëllime ceremoniale dhe jo për betejë. Ajo ka një mbishkrim mbi të që thotë: «Në mesditë, në ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë, të vitit të katërt të epokës së Taiwa, shpata ishte bërë prej çeliku të ngurtë 100 herë. E përshtatshme për mbretin”.
Shpata e Tomoyuki Yamashita – Tomoyuki Yamashita ishte një gjeneral japonez i Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë i njohur si ‘Tigri i Malajzisë’, pasi pushtoi me sukses kolonitë britanike të Malajzisë dhe Singaporit. Tehu i kësaj shpate u krijua nga punuesi i famshëm i shpatave, Fujiwara Kanenaga, në shekullin e 17. Sot ajo mund të shihet në Muzeun Ushtarak të Nju Jorkut.
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...