Google ADS

Shoqëroi të bijën në altar me barrelë, vdes pas 3 ditësh babai që përloti rrjetin

06:59 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Sakrificat e prindërve për fëmijët janë të pamatshme. Edhe një sëmundje e rëndë si kanceri në mëlçi nuk e ka ndaluar një baba nga Filipinet, ta shoqëronte të bijën në altar.

Pedro Villarin, 65 vjeç, i kishte premtuar të bijës që do të ishte prezent në ditën më të rëndësishme në jetën e saj pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore mjaft të rëndë, ai sërish e ka mbajtur premtimin.

cartoon realistic woman having shower bathroom illustration white background 112296048

I shtrirë në një barelë, babai ia ka dalë ta shoqëronte të bijën në altar, duke i mbajtur dorën me gëzim, por njëkohësisht me dhimbje të madhe.

Fatkeqësisht, Pedro nuk ia ka dalë dot me sëmundjen e rëndë dhe 3 ditë pas ceremonisë së dasmës ka ndërruar jetë. Fotoja e së bijës me babanë e sëmurë në barelë teksa e puth është bërë virale dhe ka prekur zemrat e të gjithëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme