Përmes kësaj video do të shikoni momentin e tmerrshëm kur shoferin e një kamioni e ka zënë gjumi në kohën që ka qenë duke drejtuar automjetin. Ngjarja ka ndodhur në autostradën pranë Stratford-upon-Avon, Angli, ku kamioni ka përfshirë disa makina që ndodheshin përpara, për shkak të moskontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Kjo ka shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të drejtuesve të automjeteve të cilat ndodheshin përpara kamionit. Shoferi i kamionit, 54-vjeçari Martin Gibson, thuhet se vuante nga sëmundja “apnea” (çrregullim i gjumit, i cili shkaktohet nga bllokimi i frymëmarrjes duke ekspozuar organizmin ndaj një gjendje mungese të vazhdueshme oksigjeni.), transmeton albeu.com.
Pamjet shokuese janë bërë publike nga policia e Warëickshire, për të ndërgjegjësuar të gjithë shoferët e tjerë që të tregohen të kujdesshëm në rrugë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=xwYeyn4qAVI
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj