Për shkak të shkrirjes së akullnajave në Grenlandë, shumë qytete botërore do të fundosen, dhe i pari prej tyre pritet të jetë Londra, pas së cilës përmbytjet do të zgjerohen në qytete të tjera bregdetare, duke përfshirë dhe Dubrovnikun, shumë më larg, në Kroaci.
Këto parashikime janë bërë falë një pajisjeje të re të NASA-s, e cila tregon se cilat qytete të botës do të përmbyten nga shkrirja e ajsbergut të shkaktuar nga ngrohja globale. Formula, në bazë të të cilit parashikon kjo pajisje, përfshin efektin e gravitetit dhe rotacionit të Tokës, që tregon shpërndarjen e ujit në sipërfaqen e saj.
Në Evropë, për shkak të shkrirjes së pjesës perëndimore të Grenlandës, krahas Londrës dhe Dubrovnikut parashikohet që përmbytjet të përfshijnë edhe Oslon, Athinën, Sirakuzën, Marsejën dhe Brestin.
Megjithëse procesi i shkrirjes së ajsbergut kishte një ndikim të rëndësishëm në mjedis në shekullin e fundit, shkencëtarët paralajmërojnë se në shekullin 21 ky efekt do të jetë edhe më i madh.
“Ndërsa qytete dhe shtete po përpiqen të përpilojnë plane për reduktimin e përmbytjeve, ata duhet të mendojnë 100 vjet në të ardhmen dhe duhet të vlerësojnë rreziqet në të njëjtën mënyrë si kompanitë e sigurimeve”, thotë shkencëtari i Lartë Erik Ivins njofton BBC.
Kjo pajisje e re gjithashtu u ka ofruar atyre mënyrën për të llogaritur se cilat sipërfaqe të akullit paraqesin rrezikun më të madh.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...