Ndërtimi i mureve në shtretërit e deteve mund të bëhet fronti i ri i shkencës së klimës pasi inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale.
Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi.
DO të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë- mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.
Ne parashikojmë struktura shumë të thjeshta, grumbuj shkëmbinjsh dhe rëre në dyshemenë e oqeanit- thotë Michael Wolovick, kërkues në departamentin e gjeoshkencës në universitetin e princetonit në SHBA.
Strukturat, jo thjeshtë do të frenonin shkrirjen e akullnajave, por do të parandalonin edhe ujin e ngrohtë të arrinte në bazën e tyre nën det. Shkrirja e akullnajave, si pasojë e temperaturave në rritje në pole, ka potencialin për të shkarkuar sasi të jashtëzakonshme uji në oqeane, duke rritur nivelin e tyre. Vetëm akullnaja Thwaites, një strukturë akulli me përmasat e Britanisë së Madhe, nëse do të shkrihej, do të rriste nivelin e deteve me tre metra.
Sidoqoftë, zgjidhje gjeo-inxhinierike si kjo, nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga reduktimi i emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë – paralajmërojnë studiuesit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...