Ndërtimi i mureve në shtretërit e deteve mund të bëhet fronti i ri i shkencës së klimës pasi inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale.
Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi.
DO të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë- mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.
Ne parashikojmë struktura shumë të thjeshta, grumbuj shkëmbinjsh dhe rëre në dyshemenë e oqeanit- thotë Michael Wolovick, kërkues në departamentin e gjeoshkencës në universitetin e Princetonit në SHBA.
Strukturat, jo thjeshtë do të frenonin shkrirjen e akullnajave, por do të parandalonin edhe ujin e ngrohtë të arrinte në bazën e tyre nën det. Shkrirja e akullnajave, si pasojë e temperaturave në rritje në pole, ka potencialin për të shkarkuar sasi të jashtëzakonshme uji në oqeane, duke rritur nivelin e tyre. Vetëm akullnaja Thwaites, një strukturë akulli me përmasat e Britanisë së Madhe, nëse do të shkrihej, do të rriste nivelin e deteve me tre metra.
Sidoqoftë, zgjidhje gjeo-inxhinierike si kjo, nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga reduktimi i emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë – paralajmërojnë studiuesit./TCH
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person