Një akullnajë që po tkurret gjithnjë e më shumë në Zvicër, ka zbuluar dy trupa të ngrirë që besohet se janë të një çifti të zhdukur 75 vjet më parë.
Sipas mediave zvicerane, Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën pasi kishin shkuar të kujdeseshin për bagëtitë e tyre në alpe në 1942.
Çifti kishte shtatë fëmijë. Vajza e tyre më e vogël, sot 79 vjeç, thotë se lajmi i kish sjellë asaj paqe dhe se tani donte t’u jepte funeralin që meritonin.
“Kemi kaluar gjithë jetën duke kërkuar për ta”, tha Marceline Udri Dumolin. Një test ADN-je sidoqoftë duhet të kryhet ndërkohë që policia tha se trupat ishin zbuluar javën e kaluar në akullnajën Tsanfleuron, nga një punonjës i një kompanie teleferikësh.
Ky i fundit kishte gjetur disa çanta shpine, kuti konservash dhe një shishe uji, dy palë këpucë e më pas kishte pikasur edhe trupat nën akull. Ai tha se dukej sikur çifti kishte rënë në një zgavër dhe nga mënyra se si ishin veshur duhet të kishin qëndruar atje për 70 apo 80 vjet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...