Shkretëtira Atacama në Kilin verior është një nga vendet më të thata në Tokë, por pjesë të caktuara të saj janë aktualisht të mbuluara me lule të shumta, të bardha dhe vjollcë. Atacama njihet si Disierto Florida (“shkretëtira e lulëzuar”), sepse ndodh që në periudha të caktuara të mbulohet me lule.
Kjo zakonisht ndodh në pranverë. Mirëpo lulëzimi në këtë periudhë ku në Hemisferën Jugore është dimër duket i pazakontë. Sipas ekspertëve, kjo ka ardhur falë reshjeve të nxitura nga El Niño, një fenomen klimatik natyror që ndikon në motin global.
Gjatë 40 viteve të fundit, ka ndodhur rreth 15 herë që shkretëtira të jetë lulëzuar. Por pritet që në vijim të ketë më shumë reshje shiu, që do të thotë se lulet mund të përhapen në një zonë më të madhe.
Në vitin 2022, qeveria kiliane njoftoi krijimin e një parku të ri kombëtar në shkretëtirën Atacama, në një përpjekje për të mbrojtur këto lulëzime të rralla, së bashku me kafshët e egra si insektet, zvarranikët dhe zogjtë./a2cnn
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...