Ndryshimi i klimës është pjesërisht fajtor për rritjen e jashtëzakonshme të shkretëtirës më të madhe në botë gjatë 100 viteve të fundit.
Sipas një studimi të fundit, Sahara është zgjeruar më 10 përqind që nga viti 1920, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit nga Universiteti i Merilendit studiuan të dhënat e reshjeve për të matur ndryshimet kufitare të shkretëtirës dhe gjetën se temperaturat më të larta të verës së bashku me dimrat e thatë po rrisin ariditetin e përgjithshëm të tokës.
Zgjerimi i shkretëtirës gjithashtu shkakton telashe për njerëzit dhe ekosistemet në Sahel, në zonën e tranzicionit midis shkretëtirës dhe tokat e harlisura të Savannah në jug.
“Trendet në Afrikë të verërave të nxehta dhe të thata dhe nga stinët më të ngrohta janë të lidhura me faktorët që përfshijnë rritjen e gazrave serë dhe aerosolët në atmosferë”, tha Ming Cai, drejtor i programit në Fondacionin Kombëtar të Shkencës, grupi që financoi studimin. “Këto trende kanë një efekt shkatërrues në jetën e njerëzve afrikanë”.
Në studimin e botuar në Journal of Climate, studiuesit zbuluan se Sahara iu nënshtrua zgjerimit të saj më të rëndësishëm gjatë verës, duke u zgjeruar me një shpejtësi të habitshme, që ka lënë gojëhapur edhe shkencëtarët.
Shkencëtarët besojnë se përgjegjësia për këtë është e ndarë në mes të faktorëve që lidhen me ndryshimet klimatike dhe ciklet e klimës natyrore, me të cilën kjo e fundit konsiderohet të përbëjë më shumë se 65 përqind të zgjerimit të përgjithshëm që nga viti 1920./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...