Shkoi për të lindur, nëna zgjohet pas 5 ditësh pa këmbë

09:11 | 29 Maj 2016
Arbresh.info

Ella Clarke zgjohet pas pesë ditësh në shtratin e një spitali. Ajo priste që të shijonte momentin më të bukur të jetës së saj, të shihte fëmijën e sapolindur.

Por Clarke, teksa merrte në krah fëmijën e saj të lindur me prerje cezariane, mjekët po përgatiteshin që t’i jepnin lajmin e tmerrshëm.

Çdo gjë shkoi mirë deri kur lindi vajza e saj e shëndetshme, por më pas filluan vështirësitë. Kështu, ajo qëndroi pesë ditë në koma dhe mjekët ishin të detyruar që t’i prisnin të dyja këmbët, pasi gjaku ishte mpiksur në t

Sot, në një intervistë, nëna nga Torquay, Devon, tregon se si jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë që nga ajo ditë.

Teksa avokatët e saj po përgatiten që të hedhin në gjyq spitalin, ku ky i fundit ka kërkuar ndjesë, 31-vjeçarja shprehet: “Më duket sikur jeta ime është larguar nga unë”.

“Isha një nënë aktive, dërgoja fëmijët në shkollë dhe kujdesesha për familjen time. Nuk mund të pushoj së qari. Asnjë qenie humane nuk duhet të ketë një eksperiencë të tillë dhe duhet të shmanget”, ka shtuar ajo./shekulli

Xz3eFJWl

ydobP4Ql (1)

tq63YZEl

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme