A jemi duke u drejtuar drejt një lufte të re botërore?
Një studim i fundit ka gjetur se bota është duke shkuar drejt një lufte tjetër globale.
Pavarësisht nga konfliktet e shumëfishta në të gjithë globin, nuk ka pasur një konflikt të madh global në dekada, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtari kompjuterik i Universitetit të Kolorados Aaron Clauset përmes një studimi ka gjetur se gjasat janë të mëdha për shpërthimin e një lufte të madhe globale.
Projekti Korrelatet e Luftës është një bazë e të dhënave e luftës, e cila përfshin datat dhe vdekjet që nga luftrat e vitit 1823.
Të dhënat nuk përfshijnë luftërat civile apo veprimet terroriste, as konfliktet si ato në Siri dhe Jemen, teknikisht të përshkruara si luftëra civile.
Ai ka studiuar gjendjen e botës para, gjatë dhe pas një konflikti të konsiderueshëm, për të parë në shoqëria po ecën drejt një lufte të madhe.
Hulumtimi i tij zbuloi se një periudhë dekadash pa një luftë të madhe, e quajtur “një paqe e gjatë”, nuk është një ngjarje e tillë e rrallë dhe se mund të ndryshojë lehtë. Sipas Clauset, “modeli i gjatë i paqes do të duhej të qëndrojë për të paktën 100 deri në 150 vjet para se të mund të quhej një trend i vërtetë”.
“Këto modele tregojnë se si paqja e zgjatur dhe periudha e dhunës së madhe që i parapriu asaj nuk janë modele statistikore të pazakonta në seri kohore realiste, por janë stacione të një konflikti të ri”, tha ai.
Mënyra historike e luftës duket se nënkupton që paqja e gjatë mund të jetë shumë më e brishtë sesa që mbështetësit besojnë.
“Këto rezultate nënkuptojnë se paqja e tanishme mund të jetë shumë më e brishtë sesa që besojnë proponentët”, shtoi Clauset.
Clauset gjithashtu përdori modelin e tij kompjuterik për të parashikuar se kur mund të ndodhë vdekja e njerëzimit.
Ai vlerësoi se mund të jetë në çdo kohë ndërmjet 383 dhe 11, 489 viteve që nga koha e sotme./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...