Të gjitha fetë Abrahamike predikojnë se ka jetë pas vdekjes.
Por një shkencëtar nuk pajtohet me këtë, dhe thotë se duhet ta pranojmë faktin që nuk ka jetë të përtejme dhe të vazhdojmë jetën sa jemi në tokë, transmeton portali arbresh.info.
Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, tha sipas Express:
“Ligjet e fizikës që theksojnë jetën e përditshme kuptohen plotësisht”.
Dr Carroll shpjegoi se për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik.
Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.
“Pretendimet se një formë e ndërgjegjes vazhdon pasi që trupat tanë të vdesin dhe të kalojnë në atomet e tyre përbërës përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme. Ligjet e fizikës që theksojnë jetën e përditshme kuptohen plotësisht. Dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda këtyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim”, shtoi më tej Dr Carroll.
Nuk është që shkencëtarët nuk kanë testuar mundësinë për një jetë të përtejme.
Dr Carroll vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike (QFT).
Thjesht thuhet, QFT dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce – një për të gjithë fotonet, një tjetër për elektronet dhe çdo lloj tjetër të grimcave.
Nëse do të kishte ndonjë lloj të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirtërore’ dhe ‘forca frymore’./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...