Zbulimi i pazakontë i një planeti u realizua nga një ekip i shkencëtarëve indianë. Është hera e parë që gjendet një planet që orbiton një yll shumë të ngjashëm me Diellin.
Planeti është pagëzuar me emërtimin EPIC 211945201b ose K2-236b dhe është mjaft i madh, rreth 27 herë më i madh se Toka. Ky zbulim e vendos Indinë mes vendeve të pakta që konfirmojnë ekzistencën e një planeti jashtë sistemit tonë diellor. Lokalizimi i eksoplanetëve nuk është një risi në ditët tona. Në fakt janë konfirmuar më shumë se 3700 të tillë, pjesa më e madhe janë zbuluar dhe konfirmuar nga teleskopi Kepler i Nasës.
Ky planet kohët e fundit u zbulua edhe nga Kepleri si një kandidat për planet, por ishte ekipi i shkencëtarëve indianë që konfirmuan ekzistencën e planetit dhe jo një kometë, apo ndonjë objekt astronomik. Ekspertëve iu desh 1 vit e gjysëm në Observatorin Gurushikhar të PRL-së në Mount Abu, Indi duke studiuar ndryshimet e dritës që vinin nga ylli i planetit dhe konfirmuan masën e tij. Planeti orbiton një yll të ngjashëm me Diellin, por është 7 herë më afër yllit të tij se Toka me Diellin, çka do të thotë se temperatura mund të shkojë 600 ºC dhe madje shumë i nxehtë dhe i thatë për të patur jetë .
Për pasojë një vit në këtë planet zgjat afërsisht 19.5 ditë. Ka një masë rreth 27 herë masën e tokës dhe vlerësohet se rrezja është 6 herë më e madhe. Megjithatë të dhënat fotometrike të K2 nuk dhanë konfirmimin e natyrshëm planetar të këtij sistemi, kështu që një vlerësim i pavaruar i masës ishte i nevojshëm për këtë zbulim që u realizua nga spektografi PARAS. Edhe pse mundësitë e gjetjes së shenjave të jetës janë të pakta për K2-236b, astronomët sinjalizojnë se gjetja e tij është shumë domethënëse sepse ndihmon astronomët të gjejnë më shumë detaje sesi planetë të këtij lloji si Neptuni apo Saturni janë të aftë të formohen aq afër yllit të tyre. / bota.al
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...