Google ADS

Shkencëtarët zbulojnë metodën më efikase për trajtimin e autizmit

15:06 | 26 Nëntor 2016
Arbresh.info

Mjekët britanikë kanë gjetur metodën e parë më efikase për trajtimin e autizmit, me anë të së cilës fëmijët kanë shfaqur përmirësime të jashtëzakonshme. Deri tani nuk ka pasur asnjë trajtim të provuar për këtë gjendje, e cila ka shkaktuar probleme në komunikim tek miliona fëmijë.

Së fundmi ekspertët kanë zbuluar se prindërit mund të mësojnë teknikat për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm të komunikojnë më mirë. Këtu përfshihet dëgjimi i sugjerimeve nga fëmijët dhe bashkëveprimi me to.

Gjatë një studim të publikuar tek revista mjekësore “The Lancet”, ku u përfshinë më shumë se 150 fëmijë të moshës 2-4 vjeç që vuanin nga autizmi, pjesa më e madhe e tyre shfaqën përmirësime të jashtëzakonshme. Gjashtë vjet më vonë, kur fëmijët ishin 8-10 vjeç, kishin 27% më pak simptoma të autizmit se fëmijët prindërit e të cilëve nuk u përfshinë në program.

Në fillim të studimit, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk komunikonin fare me njerëzit përreth dhe nuk u përgjigjeshin prindërve kur ata i thërritnin.

Por, pasi u bënë pjesë e programit, gjendja e fëmijëve u përmirësua ndjeshëm. Normalisht, gjendja e fëmijëve me autizëm fillon dhe përkeqësohet me rritjen e moshës, ndërsa tek këta fëmijë ndodhi e kundërta. Fakti që fëmijët e përfshirë në program shfaqën përmirësime është një arritje e jashtëzakonshme, sipas hulumtuesve shkencorë.

“Nuk ka asnjë kurë, nuk ka asgjë magjike, por tregon një përmirësim të qëndrueshëm”, thotë prof. Jonathan Green, nga Universiteti i Mançesterit.

Teknika, e quajtur “Terapia e Komunikimit të Fëmijëve Parashkollorë me Autizëm”, përfshin bashkëveprimin midis fëmijëve dhe prindërve, luajtja me to, ndjekja e këshillave të tyre ndërsa luajnë bashkë, reagimi në një mënyrë që i inkurajon ata të komunikojnë etj.

Programi, i cili zgjati 12 muaj, përfshiu seksione dyjavore dhe më pas mujore, ku fëmijët dhe prindërit u regjistruan ndërsa luanin, dhe më pas u analizuan mënyrat e komunikimit mes tyre. Prindërit më pas panë të gjitha videot e regjistruara minutë pas minute, dhe vërejtën reagimin e fëmijëve në momente të ndryshme.

Hulumtuesit shkencor shpresojnë që të bëhen ndryshme në mënyrën e trajtimit të autizmit brenda pak muajsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme