Shkencëtarët zbulojnë kontinentin humbur poshtë ishullit në Oqean

18:49 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët kanë gjetur një “kontinent humbur” nën ishullin Mauritius në Oqeanin Indian, shkruan “The Independent”

Ishulli  tropikal u formua nga llava e vullkaneve 9 milion vjet më parë. Por studiuesit kohët e fundit kanë identifikuar një mineral miliarda vite të lashtë në shkëmbinjtë që gjenden në destinacion popullor turistik.

Kërkimet e mëtejshme nga një ekip gjeologësh zbuluan se ishulli ishte në të vërtetë maja e një”super-kontinenti” të pazbuluar  200-milion-vjeçar .

Kontinenti i  “Gondwana” u nda për të formuar Jugut, Afrikëm 2 Amerikat, Antarktidën, Indinë dhe Australia rreth 180 milion vjet më parë.

“Toka është e përbërë nga dy pjesë , kontinentet, që janë të vjetra, dhe oqeanet, që të rinj-  tha autori kryesor i studimit,  Lewis Ashwal – Në kontinente mund të gjesh shkëmbinj që janë më shumë se katër miliardë vjet të vjetër, por nuk mund të gjesh asgjë të tillë në oqeane, pasi aty janë formuar shkëmbinj  e rinj.”

“Mauritius është një ishull, ku gjenden shkëmbinj 9 milion vite të vjetër. Megjithatë, duke studiuar shkëmbinj e ishullit, kemi gjetur kore që janë të vjetra sa 3 miliard vjet”, shtoi ai.

Si një pikturë e krijuar nga vetë nëna natyrë, ishulli Mauritus gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit, shkruan syri.net. Por iluzioni i mahnitshëm i një ujëvarë i jashtë bregut të Mauriciusit, po shokon dhe tërheq njerëzit nga e gjithë bota.

Arsyeja për iluzionin e famshëm ka të bëjë me depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drejt kush e di se ku.

Për ta parë me sytë tuaj, shikoni këto imazhe mahnitëse të iluzionit të ujëvarës, e cila është konsideruar si fenomeni më i rrallë mbi toke…epo në këtë rast, mbi ujë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme