Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë njoftuan se kanë zbuluar gjurmë të dinozaurëve në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore.
Ekipi i përbërë nga ekspertë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania gjetwn rreth 99 gjurmë këmbësh në gur ranor në qytetin Qamdo të rajonit, bën të ditur “Xinhua”.
Sipas gjetjeve të tyre, të botuara në revistën akademike “Historical Biology” në fillim të këtij muaji, këto gjurmë, që variojnë nga 22 cm në 99.3 cm në gjatësi, besohet të jenë lënë nga sauropodët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, që datojnë nga 176 deri 161 milionë vjet më parë. Shkencëtarët vlerësojnë se këta dinozaurë ishin përkatësisht 22, 10 dhe 5 metra të lartë./oranews/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit