Një ekip arkeologësh akullnajor ka gjetur shumë objekte të lashta në Norvegji që kanë qëndruar nën akullnaja për dekada të tëra.
Disa nga artefaktet, janë mjete të gjuetisë që kanë përdorur njerëzit rreth 6 mijë vite më parë, transmeton portali arbresh.info
Si rezultat i ekzaminimit të plotë të objekteve të zbuluara, arkeologët erdhën në përfundimin se një periudhë e ftohtë nga 536 deri në vitin 660 pas Krishtit ishte një nga periudhat më të ngarkuara të gjuetisë në rajonin Oppland.
Sipas studiuesve, kushtet e papërshtathsme të motit kanë ndikuar negativisht në aktivitetet bujqësore, duke detyruar njerëzit që të fillojnë gjuetinë për ushqim në vend.
Një tjetër periudhë aktive e gjuetisë në atë zonë, llogaritet ajo e Vikingëve.
Epoka e Vikingëve ishte e karakterizuar nga një rritje e shpejtë e popullisisë, tregtisë dhe lëvizshmërisë së njerëzve./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...