Njerëzit parahistorike ndajne modelet e migrimit me hienat, të cilat u larguan nga Afrika dy million vjet më parë për shkak të ndryshimit të klimës.
Ekspertët danezë zbuluan se hienat kanë pësuar migrime komplekse në dy kontinente të ndryshme, ku linjat e Afrikës dhe Euroazisë ishin më të dallueshme sesa mendohej, transmeton portal arbresh.info
Gjatë studimit është zbuluar se njerëzit kanë bashkëjetuar me hienat.
Shkencëtarët kanë ditur për ca kohë se njerëzit parahistorikë u larguan për herë të parë nga Afrika rreth dy milion vjet më parë, por vetëm kohët e fundit zbuluan se hienat kanë bërë të njejtën gjë.
“Studimi ynë i ri tregon se njerëzit parahistorikë dhe hienat u larguan nga Afrika në afërsisht në të njëjtën kohë,” tha autori i studimit, Michael Ëestbury nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.
Studiuesit thanë se përderisa hienat parahistorike tregojnë disa ngjajshmëri me njerëzit në modelet e tyre të migracionit, ka shenja që sugjerojnë se njerëzit modern, Homo Sapiens, të kenë pasur ndikim negative tek ato.
Besohet se njerëzit kanë luajtur një rol të madh edhe në zhdukjen e hienave rreth fundit të ekopës së akullt.
“Rezultatet tona përputhen me hipotezën se migrimi i kafshëve mund të ketë ndodhur në pulsione gjatë të cilave disa specie migruan pak a shumë në të njëjtën kohë, ndoshta si një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës,” tha Dr Ëestbury.
Studimi zbulon aspekte të reja se kur dhe si lëvizën kafshët nëpër kontinete gjatë parahistorisë./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...