Sipas llogaritjeve të Daniel Rotman, profesor i gjeofizikës në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, njerëzimit i kanë mbetur edhe 82 vite për të zgjidhur çështjen e mbijetesës në Tokë.
Rotman, duke përdorur një formulë të thjeshtë matematikore, ka llogaritur se oqeanet së shpejti do të përmbajnë sasi të madhe të karbonit, transmeton portali arbresh.info
Për 540 milionë vitet e fundit, planeti ka pësuar ndryshime të mëdha, duke përfshirë edhe shfarosjen e dinosaurëve.
Sipas shkencëtarit, sasia e karbonit në oqeane është 500 gigaton.
Studimi i tij tregon se deri në fund të shekullit, rritja e karbonit do të dërgonte drejt një fatkeqësie natyrore.
Rotman thotë se që nga periudha e revolucionit industrial njerëzimi lëshoi 1,540 miliardë ton dioksid karboni, i cili është i barabartë me sasinë e qymyrit që varion nga një distancë prej 386 mijë kilometrash.
Gjysma e sasisë së dioksidit karbonit që ka mbetur në atmosferën e Tokës, mund të shkaktojë katastrofë natyrore./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?