Shkencëtarët shpikin kondoma që e bëjnë seksin e sigurtë më të këndshëm

23:28 | 17 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Mbiemri “i rrëshqitshëm” nuk përdoret shpesh në një kontekst pozitiv, por kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale, aludimi i vjetër “sa më i lagët, aq më mirë” është i vërtetë.

Në një përpjekje fisnike për të bërë seks më të kënaqshëm, një ekip hulumtuesish në Britani të Madhe ka shpikur me sukses një prezervativ vetë-lubrikant që jep një ndjeshmëri të rrëshqitshme kur përdoret, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit thonë se ky kondom unik tregon potencioal gjatë fërkimit dhe rrit kënaqësinë.

Mungesa e kënaqësisë gjatë seksit, ku zakonisht përdoret kondomi, përmendet shpesh mes burrave dhe grave.

Në vitin 2008, përmes një sondazhi të kryer në SHBS është gjetur se 77 përqind e meshkujve dhe 40 përqind e grave kanë përjetuar kënaqësi të reduktuar dhe shqetësime në rritje për shkak të përdorimit të kondomave.

Një prezervativ vetë-lubricating mund t’u ofrojë përdoruesve një alternativë. Hulumtuesit kanë zhvilluar dhe optimizuar atë që ata e quajnë “teknikë lubrifikuese e trajtimit të sipërfaqes”, e cila mbulon latexin e gomës me një shtresë të hollë polimere hidrofilike.

Siç sugjeron emri i tyre, këto polimere tërhiqen nga molekulat e ujit dhe janë të tretshëm, që do të thotë se pas kontaktit me një sipërfaqe të lagësht, ato bëhen të rrëshqitshme në prekje.

Shpikja u financua pjesërisht nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili i dha një sërë grantesh në vitin 2013 për zhvillimin e “gjeneratës së ardhshme të prezervativit”,  një që nuk do të zvogëlonte kënaqësinë dhe se do të nxiste njerëzit që ta përdorin atë në mënyrë të qëndrueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme