Një eksperiment në zona të thella të Rusisë, mund të ndryshojë historinë e metalit aq të lakmueshëm nga të gjithë; ari.
Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1gr ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur. Pajisjet eksperimentale ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.
Prej 15 vjetësh shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të rajonit, dhe ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar. Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit.
Rezervat e qymyrit në gjithë planetin janë gjigante. Edhe vendi ynë është shumë i pasur me këtë mineral të dalë “jashtë mode”./Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...