Shkencëtarët kanë rindërtuar fytyrën e një adoleshenteje greke 9 mijë vjeçare. Zbulimi hedh një shkëndijë të re drite për jetën e një periudhe që njihet si lindja e qytetërimit.
Ajo njihet me emrin Dawn dhe ka jetuar në veriperëndim të Greqisë 9 mijë vjet më parë. Grekët e shekullit 21 patën rastin ta shohin atë këtë muaj në muzeumin e Akropolit. Mbetjet e skeletit të saj u gjetën në një shpellë të Thesalisë në vitin 1993.
Specialisti i ortodontisë Manolis Papagrigorakis udhëhoqi ekipin që risolli në “jetë” vazën e lashtësisë në muzeum.
“Mosha e saj biologjike, nëse përcaktohet nga pjekuria e eshtrave, është rreth 15 vjeçe edhe pse del 18 vjeçare nga grafia e dhëmbëve, shto apo hiq një vit.”
Ekpi rindërtoi fytyrën e saj me kallëpë argjike duke përfshirë edhe 26 muskuj.
Ajo është e veshur me lëkurë të leshtë dhe ka një gjerdan kockash, stoli që besohet nga arkeologët se përdornin njerëzit nga mesi i epokës së gurit.
Nofulla e dalë e bën atë të duket si e ngrysur.
“Kocka e nofullës së poshtëme të Dawn është e dalë por funksionale. Nofulla mori këtë formë pasi ajo ndoshta zbuste lëkurat me gojë sikurse bënin eskimezët. Ata përtypnin lëkurën e fokave që ta zbusnin dhe ta përdornin për veshje”, thotë specialisti i fushës së stomatologjisë Manolis Papagrigorakis.
Dawn mund të ketë vuajtur nga anemia ose nga skorbuti. Të dhënat tregojnë se ajo kishte probleme me kockat e legenit dhe kyçet çfarë mund ti kenë sjellë vështirësi në lëvizje dhe mund të kenë ndikuar tek vdekja./VoA/
PDK mban konferencë për media
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...