Përpjekja e parë që të bëhet fotografia në vrimën e zezë dhe të shikohen ngjarjet në horizontin e saj, pika pa kthim, përkatësisht kufiri në hapësirën-kohë, duket se ka pasur sukses, pasi nuk ka pasur probleme të mëdha gjatë vëzhgimeve dhjetëditore.
Të gjitha të dhënat e mbledhura janë dërguar në dy super-kompjuterë në SHBA dhe Gjermani, ndërsa shkencëtarët presin që në fillim të vitit 2018 do të dihet saktë nëse kanë xhirimet e para historike të vrimës së zezë.
Vrimat e zeza janë efekte të laboratorit ekstrem fizik dhe fuqitë gravitacionale janë aq të mëdha sa as drita nuk mund të ikë. Horizonti i ngjarjeve është pika pa kthim- ajo tërheq gjithçka që kalon pranë saj.
Qendra e vrimës së zezë është e njohur si unike, pika një dimensionale, e cila është e madhësisë tepër të vogël, por që përmban masë të madhe. Aty ligjet e fizikës nuk vlejnë./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër