Zgurdullimi i syve është tipike për femrat, por këtë mund ta shohim edhe te meshkujt.
Zgurdullimi i syve nuk është gjest me të cilin shërbehen vetëm femrat por edhe meshkujt, mirëpo shkenca ka shpjeguar përse damat adhurojnë ta bëjnë këtë gjest, transmeton Telegrafi.
Mjekja Tracy Vaillancourt, ka bërë një hulumtim me të cilin ka treguar që sjellja e këtillë sikur e nervit të sëmurë, sepse pikërisht edhe është ashtu.
– Zgurdullimi me sy i femrave është pjesërisht strategji evolutive, ka deklaruar mjekja. Femrat gjatë evoluimit kanë fshehur agresivitetin e tyre nga meshkujt duke përdorur të ashtuquajturin agresion indirekt, i cili përfshin edhe të kritikuarit e konkurrencës, përhapjen e thashethemeve dhe përjashtimin nga shoqëria, si edhe zgurdullimin e syve.
Shkaku për të është dëshira për të mbijetuar. Kjo konkretisht do të thotë që meshkujt me armiqtë dhe konkurrencën i kanë qëruar hesapet në luftë, ndërkaq femrat kanë zgjedhur shkathtësitë më pak të rrezikshme.
Psikologia Lisa Damour, në një artikull të publikuar në NY Times, ka shpjeguar edhe për çfarë arsye çdo tinejxhere disa herë në ditë zgurdullon sytë.
Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që vajza e re e nënshtruar të shprehë dëshirën e vet për pavarësi.
– Nëse zgurdullon sytë derisa i largon enët, tinejxherja ju bën me dije që ajo është shtet i pavarur që tani lëshon pe nën pushtetin regjional, ka theksuar Damour.
Kjo ndryshe do të thotë, që do t’i largojë enët, por vetëm kur prindërve t’u tregojë qëndrimin e vet. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?