Astrofizikanët parashohin që pas disa qindra-milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanueshme dhe për ta shtyrë këtë moment fatal, ata kanë propozuar disa ide që, në parim, funksionojnë.
Shkencëtarët besojnë që pas më pak se 500 milionë vjetësh, njerëzit nuk do të jetojnë më në Tokë, pasi që, sipas tyre, kushtet në planetin tonë do të bëhen aq të rënda, saqë as buburrecat nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë. Megjithatë, sipas këtyre hulumtuesve, prapë ka shpresë për banorët e Tokës. Hulumtuesit kanë ofruar disa mënyra për parandalimin ose shtyrjen e ditës së apokalipsit, duke filluar nga ndryshimi i orbitës së Tokës nëpërmjet lansimit të një asteroidi, deri tek ngarkimi i vetëdijes së njerëzve në makineri të ndryshme. Astrofizikanët e Universitetit të Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael Hahn dhe Daniel Wolf Savin, kanë shpjeguar se si jeta në Tokë ngadalë do të fillojë të venitet deri sa të mbërrijë në pikën kur jetesa në planetin tonë të jetë e pamundur. Ata këto pretendime i kanë bërë në shkrimin e tyre ‘How to Survive Doomsday’, të publikuar në ‘Nautilus’. Sipas tyre, nëse Toka arrin ta shmangë ndonjë katastrofë fatale – siç është puna e apokalipsit nuklear ose goditjes nga ndonjë asteroid – njerëzve iu kanë mbetur më pak se 500 milionë vjet në planetin Tokë. Kjo gjë pra pritet të ndodhë shumë kohë para se Toka të shkrihet si pasojë e fryrjes së Diellit, kur ylli jonë do të shndërrohet në një gjigant të kuq, gjë që parashihet se do të ndodhë pas rreth 6 miliardë vjetësh.
Zhvendosja e orbitës së Tokës Megjithatë, shkencëtarët kanë disa metoda për ta ndryshuar fatin e planetit tonë. Njëra prej ideve është bartja fizike e orbitës së Tokës. “Nëse lëshojmë një asteroid rreth 100 kilometra të gjerë në orbitën eliptike që kalon afër Tokës çdo 5000 vjet, ne do të mund ta shtyjmë orbitën e planetit tonë më larg diellit, mirëpo duhet të kemi kujdes që ta mos e godasim Tokën aksidentalisht”, kanë shkruar autorët. Ata më tutje kanë propozuar ndërtimin e një vele diellore, me diametër të paktën 20 herë më të madh se të Tokës. Kjo gjë, teorikisht, do të mundësonte shtyrjen e planetit tonë nga dielli, nëpërmjet ndërveprimit me fotonet e yllit të sistemit tonë, në një mënyrë të ngjashme me atë të fluturimit të kitës në erë. “Strategjitë e tilla, në parim, do të mund ta mbanin Tokën në një zonë të sigurt deri në kohën kur diellit të zgjerohet në një gjigant të kuq”, kanë shpjeguar astrofizikanët.
‘Digjitalizimi’ i njerëzve Një tjetër mundësi, sipas autorëve, është që njerëzit t’i ngarkojnë vetëdijet në makina të ndryshme. Mirëpo, një metodë e tillë është larg kapaciteteve tona dhe kërkon burime të përparuara kompjuterike dhe të kuptuar më të thellë të neuroshkencës. Hulumtimet e shkencëtarëve kanë ardhur pas llogaritjeve që dielli do të vazhdojë të bëhet më i shndritshëm për 10 për qind çdo një miliard vjet dhe Toka do të reagojë, duke e zvogëluar dendësinë e ‘çarçafit mbulues’ që përbëhet nga dyoksidi i karbonit. Kur të ketë më pak dyoksid karboni, bimët do të vyshken dhe oksigjeni nuk dot ë krijohet. Me kalimin e kohës edhe temperatura në Tokë do të rritet në shkallë të madhe. Sipas hulumtuesve, kafshët e mëdha do të jenë të parat që do të zhduken, ndërsa, rreth 1.5 miliard vjet pas zhdukjes së tyre, as polet nuk do të ofrojnë kushte të përshtatshme për jetesën e krijesa që nuk janë mikrob.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...