Shkencëtarët: Ja kur dhe si do të zhduket jeta në Tokë

16:59 | 27 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Astrofizikanët vlerësojnë se brenda 6 miliardë vjetëve Toka do të zhduket, kur Dielli do të shuhet duke e bërë planetit tonë “pluhur”. Po a vlen kjo edhe për pjesën tjetër të botës?

Kjo është një pyetje që mund të irritojë imagjinatën e shumë shkencëtarëve, pasi këtu e shumë kohë, qarkullojnë mori hipotezash rreth fundit të botës, por, pa arritur ende në një bindëse.

Një supozim vjen nga fusha e termodinamikës, ku thuhet se fundi i botës do të vijë kur çdo gjë në univers do të arrijë të njëjtën temperaturë, duke e bërë çdo material të thyeshëm.

Ndërsa sipas një hamendësimi tjetër, pritet të ketë një “kundërpërgjigje” ndaj Big Bang-ut, i ashtuquajturi Big Crunch. Sa më shumë zmadhohet gjithësia, aq më të forta të bëhen forcat gravitacionale, duke tkurrur rrjedhimisht gjithçka. Disi kështu, universi do të rikthehet në të shkuarën e tij të vjetër e të dendur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme