Shkencëtarët kanë përcaktuar pjesët e trurit që janë të përfshira në të ëndërruarit e njeriut, në një studim me rezultate të rëndësishme për të kuptuarit e qëllimit të ëndrrave dhe të vetë vetëdijes.
Për më tepër, është zbuluar se ndryshimet në aktivitetin e trurit ofrojnë shpjegime se për çfarë bëhej fjalë në ëndërr, shkruan The Guardian.
Prej kohësh është menduar se ëndrrat ndodhin kryesisht gjatë gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve – një periudhë e fjetjes që përfshin aktivitet të shpejtë të trurit, të ngjashëm me aktivitetin e trurit kur njeriu është zgjuar – por ëndrrat po ashtu është thënë se ndodhin edhe gjatë gjumit të lëvizjes jo të shpejtë të syve, duke i lënë shkencëtarët pa përgjigje të qartë rreth procesit të ëndërruarit, transmeton Gazeta Express.
“Është dukur misterioze që mund të shohësh ëndrra dhe të mos shohësh ëndrra në këto dy faza të ndryshme”, ka thënë Francesca Siclari, bashkëautore e hulumtimit nga Universiteti i Uiskonsinit-Madisonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani duket se gjithçka është zbërthyer.
Ekipi po ashtu ka zbuluar se ëndrrat me fytyra janë të lidhura me aktivitet të lartë në rajonin e trurit që është i përfshirë në kujtimin e fytyrave, dhe se ëndrrat me perceptime hapësinore, me lëvizje dhe me të menduar janë të lidhura ngjashëm me rajonet e trurit që merren me këto procese kur njeriu është zgjuar.
Ekspertët e kanë përshëndetur hulumtimin e bërë, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm, dhe duke thënë se ai mund të ndihmojë për të kuptuar se për çfarë shërbejnë vërtet ëndrrat, dhe për të kuptuar natyrën e vetëdijes njerëzore.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...