Kur njerëzit krijojnë familje, padyshim se duan të jenë të lumtur në martesën e tyre.
E një nga kriteret e lumturisë martesore është edhe besnikëria gjatë lidhjes, transmeton Telegrafi.
Williard F. Harley, psikolog klinik dhe këshillues martesor, ka kryer një eksperiment me më shumë se 800 çifte dhe ka zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë nevojë bazike të cilat duhet ua plotësuar në mënyrë që të zvogëlohen shanset e tradhtisë.
Ajo ka nevojë për butësi, ai ka nevojë për seks
Nuk ka nevojë vetëm për butësi, por edhe për dashuri dhe gjeste të mira. Këto ndjenja mund të shprehen përmes shumë mënyrave: përmes puthjeve, përqafimeve, luleve, thirrjeve, etj.
Ndërkaq, meshkujt kanë nevojë për seks. Në fakt, Williard F. Harley thotë se nevoja e mashkullit për seks dhe nevoja e femrës për butësi janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse një mashkull nuk shfaq ndjenja dashurie apo butësie, shanset janë të mëdha se ai nuk do të bëjë seks.
Ajo ka nevojë për komunikim, ndërkaq ai ka nevojë për një shok për hobi dhe argëtim
Femrat kanë nevojë që mashkulli i tyre t’i dëgjojë. Ndërkaq meshkujt duan që femra të jetë shoqja e tyre sa i përket argëtimit, ku preferojnë të shkojnë me të hiking, të shikojnë futboll, etj.
Ajo ka nevojë për sinqeritet, ai ka nevojë për grua joshëse
Besimi i gruas është i bazuar në sinqeritetin e partnerit të tyre. Kjo është arsyeja se përse që në mënyrë që të mos e humbisni atë besim, është tejet e rëndësishme për një mashkull të bëhet i sinqertë edhe me detajet më të vogla.
Në anën tjetër, duhet të bëhemi realistë: meshkujt nuk mund ta vlerësojnë gruan vetëm për shkak të inteligjencës. Ata duan që femra të jetë gjithashtu joshëse fizikisht. /Telegrafi/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...