Të harruarit, në të shumtat e herave, zakonisht asocion në mungesë të inteligjencës, ndonëse shkencëtarët e thonë të kundërtën.
Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Torontos ka pohuar se kujtesa e fortë është një aset i mbivlerësuar, teksa harresa është atribut i inteligjentëve, shkruan The Independent.
“Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe, në vend të kësaj, përqëndrohen në gjërat që i ndihmojnë në marrjen e vendimeve decizive në botën reale”, u shpreh profesor Blake Richland, një nga botuesit e studimit.
Ai thotë se ky aspekt i harresës është ndoshta një përfitim për njerëzit, përpara se të jetë pengesë.
Studimi pretendon se harrimi i detajeve herë pas here është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar pikërisht siç është menduar./aktuale/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...