Jeta mund të jetë duke lulëzuar në një numër botësh oqeanike në sistemin tonë diellor. Në këtë përfundim kanë dalë kërkuesit që merren me “gjuetinë” e jetës aliene në univers.
Bota oqeanike quhen të gjithë ato planetë ose hëna siç është Europa, sateliti i Jupiterit të cilët janë të mbuluara nga uji. Studimi i ri i marrë nga Universiteti i Çikagos dhe Universit i Shtet të Pensilvanisë doli në përfundimin se planetët e mbuluar nga uji mund të jenë një “vend i ëmbël për lindje të jetës më shumë seç supozohej më parë.
Kjo përmirëson ndjeshëm shanset që jeta të ketë evoluar në planetë të tjerë, pasi një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se një në tre planetë jashtë sistemit diellor, më të mëdha se Toka, është një botë oqeanike.
Shkencëtarët thonë se çdo “exoplanet” (planet jashtë sistemit tonë diellor) që është dy deri në katër herë më i madh se Toka ka të ngjarë të përmbajë përbërësin kryesor për jetën – duke u renditur mirë në kërkimet për jashtëtokësorë.
Planetët në sistemet e yjeve xhuxhë të kuq mendohet të jenë kandidatë premtues për lulëzimin e jetës, sepse këto yje ndriçohen shumë më avash se dielli ynë duke krijuar kushtet për një periudhe më të gjatë kohore të fillimit të jetës.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...