Një shkencëtar i NASA-s parashikoi se kur epoka e ardhshme e akullnajave mund të godasë pasi bëri një zbulim 3,000 metra nën akullin e Antarktidës.
Një epokë akulli është një periudhë e gjatë reduktimi në temperaturën e sipërfaqes së Tokës dhe atmosferën e cila rezulton në zgjerimin e fletëve kontinentale dhe polare të akullit.
Shkencëtarët kanë kuptuar për një kohë të gjatë që Toka kalon nëpër ciklet e ndryshimeve klimatike, duke ndjekur ndryshimet në orbitën e saj, si dhe faktorët gjeologjikë.
Kjo rezulton në periudha afatgjata të akullnajave, duke detyruar zgjerimin e fletëve të akullit në të gjithë sipërfaqen.
Toka është aktualisht në akullnajën kuaternare ( një seri e ndërthurur e periudhave akullnajore që filluan 2.58 milionë vjet më parë).
Një dokumentar i vitit 2010 zbuloi: “Studiuesit nga Laboratori i posaçëm kanë ruajtur arkivat e çmuara të marra në ekspeditën në Arktik dhe Antarktikë.
“Pas disa javësh të shpimit, që arriti thellësi mbi 3.000 metra, të dhënat me rëndësi të zbuluara na kthyen 250.000 vjet në të kaluarën”.
Por si duket një epokë akullnajore?
Parashikohet që gjithë hemisfera veriore të pushtohet nga akulli duke përfshirë edhe Francën e Kanadanë.
“Në të ardhmen presim që këto kushte të vijnë pas; 40,000 deri në 60,000 vite nga sot”.
“Kushërinjtë tanë të largët – Saturni dhe Jupiteri – janë përgjegjës. Këto dy planetë janë aq të mëdha sa masa e tyre periodikisht deformon orbitën e Tokës, duke e bërë atë më eliptike”.
“Meqë dielli është më larg, energjia që marrim prej tij zvogëlohet”
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...