Një debat i madh rreth mundësisë së klonimit është nxitur mes një numri të madh shkencëtarësh.
Disa pohojnë se nuk është etike riprodhimi artificial i jetës njerëzore, ndërsa të tjerët shtojnë se mundësia për rikthimin në jetë të disa mendjeve të mëdha, mund të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohet njerëzimi sot, transmeton portali arbresh.info
Leonardo da Vinçin ende konsiderohet si një nga mendjet më briliante që ka pasur bota ndonjëherë. Vizionet dhe veprat e tij janë realizuar shumë më pas kohës së tij.
Edhe pse ai ishte shkencëtar, në botë ai më shumë njihet si piktor, sidomos e njohur është vepra e tij “Mona Lisa”.
Jo shumë kohë më parë, një ekip i historianëve italianë ka njofuar për zbulimin e një serie të relikteve të humbura, që i përkisnin a Vinçit, të cilat mund të përfshinin ADN-në e gjeniut të madh të rilindjes.
Nëse kjo vërtetohet, shkenca do të jetë në gjendje të përfundojë misterin rreth eshtrave të shpikësit, por gjithashtu edhe mund të klonojë gjeniun më të madh të epokës së Rilindjes.
Sipas “HealthAim”, deri me sot janë klonuar vetëm kafshët, por grupi “boyalife” në Kinë është duke ndërtuar fabrikën më të madhe të klonimit në botë, e cila do të përdoret për të klonuar lopë, qen dhe kafshë të tjera.
“Boyalife” gjithashtu pretendon se mund të klonojë njerëz. Megjithatë, mosmiratimi i publikut po pengon kompaninë të krijojë kopje njerëzore.
“Teknologjia është aty”, tha shefi ekzekutiv, Xu Xiaochun në lidhje me klonimin njerëzor.
Në vitin 2016, ekspertët thanë se duhet shqyrtuar me kujdes pikturat dhe fletoret që i përkisnin gjeniut të Rilindjes, sepse ndodhta mund të gjenin një qime ose ndonjë gjë tjetër nga e cila mund të nxirren gjumë të ADN-së./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...