Uji ka qenë i pranishëm në hapësirë 100-200 milionë vjet pas Big Bengut, pra miliarda vjet më herët nga sa mendohej më parë, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë.
Studimi, i publikuar në revistën Nature Astronomy, sugjeron se ky zbulim nënkupton që planetët e banueshëm mund të kenë filluar të formohen miliarda vjet më herët nga sa mendohej më parë, madje edhe para se të formoheshin galaktikat e para.
Daniel Whalen, nga Instituti për Kozmologji dhe Gravitet në Universitetin e Portsmouthit, i cili udhëhoqi studimin, tha se kjo është hera e parë që uji është konfirmuar përmes modeleve kërkimore në universin primordial.
Sipas simulimeve të përdorura në këtë kërkim, molekulat e ujit filluan të formoheshin menjëherë pas shpërthimeve të para të supernovave, të njohura si supernova të Popullatës III.
Këto shpërthime ishin thelbësore për krijimin e elementeve të rënda, si oksigjeni, i cili është i nevojshëm për ekzistencën e ujit.
Whalen tha se “para se yjet e para të shpërthenin në univers, nuk kishte ujë, sepse nuk kishte oksigjen. Vetëm elementet më të thjeshta mbijetuan pas Big Bengut – hidrogjeni, heliumi, litiumi dhe gjurmë të barit dhe borit. Oksigjeni, i krijuar në zemrën e këtyre supernovave, u kombinua me hidrogjenin për të formuar ujin, duke hapur rrugën për krijimin e elementeve jetësore të nevojshme për jetën”.
Whalen shpjegoi se ekipi, e cila përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, kishte studiuar dy lloje supernovash.
Këto ishin supernovat me kolaps bërthamor, të cilat prodhojnë një sasi modeste të elementeve të rënda, dhe supernovat më “energjetike” të Popullatës III.
Studimi zbuloi se të dyja llojet e supernovave formuan grumbullime të dendura të gazit të pasuruar me ujë.
Whalen tha se, edhe pse sasia e ujit të prodhuar ishte “modeste”, ai ishte shumë i përqendruar në bërthamat e reve – zona të dendura të gazit – të cilat besohet të jenë vendlindja e yjeve dhe planetëve.
“Zbulimi kyç është se supernovat primordiale krijuan ujë në univers përpara formimit të galaktikave të para. Pra, uji tashmë ishte një përbërës kyç i galaktikave të para. Kjo nënkupton që kushtet e nevojshme për lindjen e jetës kanë ekzistuar shumë më herët nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë – është një hap i rëndësishëm përpara në të kuptuarit tonë të universit të hershëm”, tha Whalen.
“Edhe pse sasia totale e ujit ishte modeste, ai ishte shumë i përqendruar në të vetmet struktura të afta për të formuar yje dhe planetë. Dhe kjo sugjeron që disqet planetare të pasura me ujë mund të jenë formuar në agimin kozmik, madje edhe para galaktikave të para”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...