Shkencëtarët amerikanë: Mjafton një orë meditim për ta zvogëluar ankthin dhe stresin

13:48 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Një sesion një-orësh meditimi mjafton ta zvogëlojë ankthin dhe stresin në zemër, thotë një studim i ri.

Programet e meditimit janë bërë tejet të njohura kohëve të fundit, e në veçanti për efektin që kanë në zvogëlimin e depresionit, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri, i prezantuar dje (23 prill), nga Shoqata Fiziologjike Amerikane tregon se praktikimi i meditimit vërtet se e bën ndryshimin – dhe mjafton një orë në ditë për ta filluar këtë proces.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme