Shkencëtarët konstatojnë që ekziston vetëm një fajtor për të
Nëse keni menduar që për shkak të kujtesës së keqe nuk i regjistroni emrat, e keni gabim.
Shkenca thekson që “cilësia” e memories suaj nuk është fajtor por mungesa juaj e kujdesit, mosinteresimi.
Shkencëtarët e Universitetit në Kanzas theksojnë që shkathtësia juaj e mbajtjes në mend të emrave varet ekskluzivisht nga niveli i interesimit tuaj.
Te çdo person është i shprehur ndonjë lloj i mbajtjes në mend. Dikush më miri mban në mend numrat, të tjerët datat, varësisht nga interesimet.
Personat të cilët janë të shoqërueshëm më lehtë i mbajnë në mend emrat, sepse vërtet i interesojnë.
Njerëzit të cilët merren me politikë, me shitje apo punojnë si profesorë dhe mësimdhënës më mirë i mbajnë në mend emrat, sepse janë të vetëdijshëm që aftësia e tillë është përparësi e madhe në profesionin e tyre, transmeton Telegrafi.
Profesorët e psikologjisë të Universitetit në Kanzas, zbulojnë cilët truqe janë më të mirë për mbajtje në mend të emrave.
Këto janë përgjigjet e tij:
• Kushtoni kujdes nëse personi me të cilin njiheni e thotë emrin e vet në të njëjtin moment kur edhe ju.
Nëse dikë nuk e keni dëgjuar mirë apo nuk e keni kuptuar, luteni që ta përsërisë emrin e vet. Madje mundeni edhe ta komentoni me fjalitë si p.sh. “Ashtu quhet edhe biri im” apo “Ky është bash emër i bukur”.
• Drejtohuni atij personi me emër. Me ndihmën e pak ushtrimeve, më lehtë do të mbani në mend emrat e të njohurit tuaj të ri.
Gjithashtu, njerëzit kanë dëshirë kur të tjerët u drejtohen me emër për shkak se atëherë ndihen që pala tjetër është e interesuar për ta dhe për atë që kanë të thonë. /Telegrafi/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida