Përkundër besimit që kujtesa e mirë është e lidhur me inteligjencën e lartë, një studim ka gjetur të kundërtën.
Studentët që janë në gjendje të mësojnë pothuajse çdo gjë dhe të bëjnë të gjitha testet me pikë maksimale kanë kujtesë të mirë. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë IQ të lartë, transmeton portali arbresh.info
Blake Richard dhe Paul Frankland që marrin pjesë në proramin CIFAR për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Trurit, shpjegojnë se truri i njeriut punon në mënyrë aktive për të harruar.
Të dy studiuesit kanë shqyrtuar temën e harresës, të cilësuar si kalueshmëria.
Rezultatët e studimit të botuara në revistën Neuron kanë sugjeruar se dy komponentët, kujetsa dhe harresa luajnë një rol jetësor në kujtesën e njerëzve.
Për më tepër, studiuesit kanë vënë në dukje se qëllimi i kujtesës nuk është të mbajë informacionin e saktë më kalimin e kohës, por që të ruajë informacionin përkatës për të udhëzuar.
Është jetësore që truri i njeriut të harrojë detaje të parëndësishme dhe të fokusohet në atë që është me të vërtetë e rëndësishme për të ndihmuar personin të marrë vendime më vonë në jetë.
Ne kemi përmendur tashmë dy nocione: kalueshmëria (sistemi qelizor i përfshirë në harresë) dhe këmbëngulja (sistemi qelizor i përfshirë në klasifikimin e informacionit). Në të kaluarën, hulumtuesit neurobiologjikë u përqendruan më shumë në këmbënguljen dhe më pak në tranzicionin.
Për më tepër, u mendua se në rast se një person nuk është në gjendje të mbajë mend, atëherë ata kanë problem me mekanizmat e përfshirë në rikujtim ose në ruajtjen e informacionit.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se ka arsye të mirë se pse truri i njeriut punon në mënyrë aktive duke harruar disa lloj informacionesh.
Pra, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se mekanizmat që nxisin humbjen e kujtesës janë një tregues i inteligjencës së lartë dhe ndihmojnë njerëzit të kujtojnë vetëm gjërat më të rëndësishme që janë kritike për vendimmarrje, si dhe ndjenjën e përgjithshme të orientimit në jetën e tyre./arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...