Shkenca shpjegon pse kur shihni letra ose filxhan ju dalin të gjitha

07:16 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Publikohen arsyet shkencore të realizimit të falleve në përgjithësi.

Realizimi i shumicës së fjalëve të bëra nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilën jeni kureshtar edhe ju. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan. Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te ca fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra. E shtangemi medemek kur na gjen gjëra dhe habitemi si e bën.

Dalja e shumicës së fjalëve të thëna nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilin jeni kureshtar edhe ju. Mirëpo cila është arsyeja e kësaj?

Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”? Si ndodh që ato të shpjegojnë ato që janë jetuar në të kaluarën dhe të sugjerojnë dhe se çfarë do ndodhë më tej në të ardhmen?

Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: Kjo quhet Efekti Barnum.

Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë. Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve. Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë. Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje. Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat i përshtaten atyre.

Ndërkaq në letër shkruante kështu: “Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar.

Ngandonjëherë në mendjen tuaj lindin dyshime serioze se a keni marr vendim të duhur apo jo ose a keni bërë të drejtë apo jo. Ju preferoni një sasi të caktuar ndryshimesh, ndalesat dhe kufizimet ju bëjnë të palumtur. Jeni krenar nga të qenit një mendimtar i pavarur, ndërsa nuk i pranoni pretendimet e të tjerëve pa patur prova të kënaqshme, por gjatë rrëfimit tuaj nuk e gjeni të drejt që të hapeni para dikujt tjetër. Ndonjëherë jeni të hapur, gjakftohtë dhe social, ndërsa ngandonjëherë jeni të mbyllur në vete, të frikësuar dhe bëheni të fshehtë. Ndonjëherë keni edhe dëshira joreale”.

Prej studentëve u kërkua që tekstet e shkruara në letër t’i vlerësonin me 1 deri në 5 për ato të cilat i përshkruanin ata më së miri. Ndërkaq mesatarja e këtij vlerësimi ka qenë 4.20 pikë. Me këtë studim Forer arriti në rezultatin se njerëzit kanë tendenca t’i perceptojnë këto fjalë, të cilat mund t’i përshtaten pothuajse të gjithë njerëzve, si të jenë shkruar për vetë ata.

Prandaj miq të vyer, kuptojeni se ato fjalë që ju thonë fallxhoret janë “fjalë të përgjithshme” për të gjithë dhe nuk janë të posaçme vetëm për ju. Dhe mos harroni, feja e ndalon rreptësisht fallin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme