Sot, pothuajse të gjithë presidentët udhëtojnë në limuzina të blinduara, një praktikë e iniciuar për herë të parë nga presidenti i SHBA, Franklin D. Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një limuzinë presidenciale është pothuajse e pamundur të arrihet, veçanërisht kur bëhet fjalë për ato që përdorin presidentët amerikanë.
Megjithatë, një prej tyre tani është nxjerrë në ankand. Është një limuzinë Cadillac e përdorur nga Bill Clinton.
Janë prodhuar gjithsej tre njësi, në të cilat janë investuar rreth gjashtë milionë dollarë.
Kjo njësi e veçantë është prodhuar në vitin 1996, dhe kjo limuzinë karakterizohet nga një rritje e dimensioneve në të gjitha drejtimet.
Një veçori e veçantë është se linja e çatisë është ngritur me 7,5 centimetra të dukshme.
Kabina është plotësisht e blinduar, dhe vetura ka sistemin e vet të furnizimit me oksigjen dhe mbrojtjen nga zjarri.
Pajisjet e sigurisë përfshijnë gjithashtu goma “run-flat”, si dhe një numër aksesorësh.
Limuzina fuqizohet nga motori Big Block V8 i GM me rreth 450 kuaj-fuqi.
Është interesante se kjo limuzinë ka bërë vetëm një mijë kilometra, që do të thotë se është përdorur dukshëm më pak se dy të tjerat.
Le të themi gjithashtu se njëra është në muzeun e Klintonit, dhe tjetra është ende në pronësi të CIA-s.
Vetura do të ofrohet më 18 janar në ankandin Kissimmee. Sido që të jetë, do të jetë interesante të shihet se çfarë çmimi ka kjo limuzinë. /Telegrafi/
Tottenhami fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit në Carabao ...
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...