Historia po përsëritet; pas famës që morri djali që shiste çaj, prej një fotografie të rastësishme që i nxirrte në pah bukurinë e që i ndryshoi jetën, ka ndodhur sërish diçka e ngjashme!
Këtë herë bëhet fjalë për studenten 18 vjeçare nga Nepali, Kusum Shrestha. Pak kohë më parë, vajza gjendej në tregun e perimeve për të ndihmuar prindërit me ngritjen e arkave. Një fotografi e rastësishme që ishte postuar në Instagram me hashtagun #Tarkariwali ( shitëse perimesh) u shpërnda qindra herë në të gjithë botën, për të treguar bukurinë natyrale të kësaj vajze që vazhdon studimet për infermieri.
Është kthyer në priceshën e internetit, duke u vënë përballë shitësit pakistanez të çajit. Kusum e zbuloi famën e saj përmes një miku që kishte Instagram dhe që e kishte parë fotografinë e saj gjithandej! Për momentin, e gjithë bota virtual e ka quajtur ‘bukuri dhe punë e rëndë” ndërsa, nga ana tjetër, të gjithë po shpresojnë që vajza nga Nepali dhe djali nga Pakistani, të lidheshin bashkë por realiteti nuk mund të jetë përrallë! Sidoqoftë, të shohim!
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...