Një grua pohon të ketë shitur teste pozitive të shtatzënisë në faqen online Craigslist, dhe se kishte fituar nga 200 dollarë në ditë.
Gruaja nga Florida tha se e kishte bërë këtë për të kryer pagesat e shkollimit në universitet, transmeton arbresh.info.
Ajo kishte thënë se ideja i kishte ardhur gjatë kohës kur ishte duke kërkuar punë gjatë shtatzënisë.
“Rreth 200 dollarë në ditë nuk janë pak për mua, dhe me duhet ta bëjë këtë punë sepse nuk kam të ardhura tjera” kishte thënë ajo për WJAX-TV.
Çdo test kushtonte 30 dollarë.
“Që nga koha kur mbeta shtatzënë njerëzit kanë kërkuar teste pozitive nga unë dhe dikur vendosa t’u kërkoja para për këtë shërbim, mua nuk më intereson se për çfarë motivesh përdoren ato dhe asnjëherë nuk u bëj pyetje blerësve”, shtoi ajo.
John Howley, avokat i specializuar në kujdesin shëndetësor ka thënë se nuk ka ligj që e ndalon këtë lloj biznesi, por se për çfarë përdoren ato mund të sjellin komplikime të ndryshme gjyqësore.
Ndërsa policia ende nuk ka mundur të zbulojë se kush i blenë ato teste dhe për çfarë përdoren./arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...