Google ADS

Keni parë ëndërr me gjarpër, mësoni se cili është kuptimi

00:55 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gjarpri në ëndërr është një simbol force ose fuqie. Ngaqë zvarritet mbi tokë dhe jeton nën gurë ose nën sipërfaqen e tokës, simbolizon një aspekt të nënvetëdijes së njeriut, që mund të jetë një gjendje aktive dhe emocionale.

Megjithatë, domethënia nuk është gjithmonë njëlloj. Në Indi, gjarpri interpretohet si simbol i zjarrit, helmit, por edhe ujit, sepse shumë lloje gjarpërinjsh jetojnë në ujë.

Gjarpri, po ashtu, simbolizon energjinë shpirtërore që njihet si Kundalini, e cila ekziston në trupin energjetik të njeriut në afërsi të unazave të fundit kurrizore.

Kurse në Evropë dhe në kulturën kristiane, në përgjithësi, gjarpri simbolizon një kafshë të djallëzuar e të mallkuar nga Zoti. Ishte djalli ai që mori formën e gjarprit për të mashtruar Evën e për ta bindur të hajë nga Fruti i Ndaluar në parajsë.

Të shohësh në ëndërr gjarpër, në pjesën më të madhe të rasteve të shfaqjeve të tij, është një mundim i madh, frikë nga një rrezik që mund të të kanoset. Ëndrrat me gjarpërinj janë në përgjithësi ëndrra të cilat paralajmërojnë kujdes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme