Google ADS

Shikoni çfarë zgjidhje interesante bënë ky arkitekt për të pastrehët (Foto)

13:26 | 25 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Ky arkitekt anglez ka gjetur një zgjidhje perfekte për të pastrehët.

James Furzer i cili vjen nga verilindja e Londrës ka dizajnuar disa shtëpiza të vogla individuale të cilat, transmeton arbresh.info,  janë instaluar në muret e ndërtesave të larta e në të cilat të pastrehët mund të flenë dhe të strehohen nga moti i keq.

Projekti i arkitektit 26 vjeçar i titulluar “Shtëpi për të pastrehët” ka fituar çmimin kryesor në një kompeticion për Vizionin e Ri dhe është lavdëruar për dizajnin imagjinar.

Arkitekti ka thënë se ideja për këtë krijim i ka ardhur pasi çdo ditë sheh të pastrehë duke qëndruar kudo dhe në kushte shumë të vështira.

Sipas tij, edhe të pastrehët janë njerëz dhe meritojnë trajtim të barabartë me të gjithë njerëzit e tjerë.

Planifikohet që shtëpizat t’i jepen donacion ndonjë organizate për të pastrehët në mënyrë që ajo të bëjë monitorimin e përdorimit të tyre./arbresh.info.

2shelter  4shelter

6shelter5shelter

3shelter

1james-frazer

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme