Nga romantika e thjeshtë e deri tek skenarët e nxehtë, secili nga ju të paktën një herë ka pasur ëndrra të nxehta erotike. Edhe pse shumicës i duket e çuditshme që të ketë ëndrra me përmbajtje seksuale, në të vërtetë nuk është asgjë e pazakontë.
Në ëndrrat jeni duke lëshuar krijimtarinë tuaj, nganjëherë edhe shumë dëshira të fshehura. Më e mira është që të pranoni këto lloje të ëndrrave dhe vetëm të kënaqeni në to, nëse mendoni se disa elemente janë të mirë për ju përdorni edhe në jetën reale. Psikologët dhe psikoterapistët ranë në përfundimin se ëndrrat erotike janë për shkak të aktiviteteve intensive të njeriut që ndodhin në mendjen e njeriut. Me fjalë të tjera, pasi seksi është një tipar i rëndësishëm në jetën e çdo qenieje njerëzore, nuk është për t’u habitur pse ëndrrat ndonëherë kanë një përmbajtje të fortë seksuale. Kjo vlen edhe për ëndrrat në të cilat ka marrëdhënie seksuale me një të huaj, një njeri të famshëm, një mik apo diçka krejtësisht të ndryshme. Mos u bëni merak, kjo nuk është asgjë e keqe. Ëndrrat e tilla mund të zgjojnë tek ne një ortek të emocioneve që vazhdojnë edhe për disa ditë. Ëndrrat erotike mund të tregojnë disa nga dëshirat e brendshme të njeriut, përfshirë edhe nga gjërat që ju nuk i pëlqeni, dhe kjo është arsyeja që mos të mendojmë se çdo ëndërr ka kuptim. Mendja e njeriut ka diçka të quajtur “censurë”, dhe ajo tenton për të hequr qafe “censurën” të paktën në ëndrrat, ku çdo gjë është e lejuar.
Ëndrrat erotike – kuptim simbolik apo?
Psikologët janë të ndarë rreth shpjegimit të ëndrrave, disa thonë se janë udhërrëfyes për përmirësimin e jetës seksuale, të tjerët thonë se ata nuk janë të lidhura me seksin. Disa ëndrra mund të jenë rezultat i ndodhive që i keni përjetuar gjatë ditës p.sh keni njoftuar ndonjë mashkull interesant që ju ka tërhequr, andaj është normale që të fantazoni për të.
Në ëndrrat erotike duhet të shikoni pozitivisht dhe pa turp sepse ata ju sjellin çlirimin e duhur dhe ju mundësojnë t`i shihni nevojat e juaja seksuale dhe j`u ndihmojnë të përmirësoni jetën seksuale. Për shembull, ëndrrat mund të zbulojnë nëse jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale ose jeni duke kërkuar për diçka më shumë apo diçka të re, ose ndoshta ju keni ndonjë frikë të fshehur. Ëndrra mund të interpretohet në shumë mënyra, por jo domosdoshmërisht. Në fakt, nuk do të jeni të befasuar nëse këto ëndrra janë një seri e tërë e imazheve të shkyçura nga pjesë të ndryshme të jetës. Ëndrrat erotike mund të jenë shumë argëtuese dhe emocionuese, duhet të eksploroni nëse ju doni të dini saktësisht se çfarë do të thonë dhe se si ata disi mund të ndikojnë në jetën tuaj. Për shembull, ëndrrat erotike, ku ju nuk mund të arrini majën e kënaqësisë ose që nuk kanë një fund do të mund të tregojnë një mungesë të besimit midis jush dhe partnerit tuaj.
Në çdo rast, ëndrrat erotike janë krejtësisht të natyrshme dhe të domosdoshme për përmbushjen psikologjike. Është e mundur që të tregojnë në njëfarë mase nevojat e juaja trupore dhe seksuale, por në shumicën e rasteve ajo nuk duhet të ngatërrohet me realitetin. Ëndrra është njerëzore dhe normale – të kënaqemi në ato!/Femra.net
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...