“Shi i argjendtë” në Milano (Foto)

14:35 | 23 Tetor 2016
Arbresh.info

Një instalacion është shfaqur në hollin e ekzpozitave të Triennales së Torinos.

Instalacioni është ndërtuar me 80.000 pllakëza që ju i shihni zakonisht në sfondin e orave të dorës, të cilat varen prej tavanit poshtë, me fije metalike.Rezultati është një iluzion magjik dritash në sytë e vizitorëve, të cilët përfshihen në një re dritash që përthyhen në kënde të ndryshme.

Instalacioni të jep përshtypjen e një shiu ngjyrë argjend. Shikuesit mund të qëndrojnë nën “shiun e artë” dhe ta gjejnë veten brenda një skenografie përrallash.

Ky instalacion është dizenjuar nga artisti japonez Tsuyoshi Tane që e ka quajtur atë “ Drita është kohë”.

Jo pa qëllim ka zgjedhur që instalacionin ta ndërtojë me pllakëzat e orave të dorës, sepse kjo nënkupton mesazhin e artistit:”Njerëzit kanë humbur marrëdhënien e tyre intime me dritën prej momentit kur koha filloi të dixhitalizohej”. Drita, thotë artisti, është e ardhmja.

254543 254544 254545 254546

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme