Për herë të parë në SHBA, një robot ka kryer operacion pa ndihmën e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës The Guardian, roboti me emrin Star ka kryer me sukses operacionin e zorrës së hollë tek katër derra.
Në operacion, në të cilin është përdorur metoda e laparoskopisë, roboti e ka kryer detyrën e tij falë prerjeve 1-3 centimetra të bëra në barqet e derrave.
Suksesi i operacionit pavarësisht gamës së kufizuar të lëvizjes dhe shikueshmërisë është pritur me vlerësime.
Inteligjenca artificiale dhe kamera e integruar në robot e kanë ndihmuar atë të rregullojë krahët në të njëjtën kohë sipas frymëmarrjes dhe lëvizjes së derrit. Siç thuhet, roboti ka bërë qepjen e plagës në mënyrë më të rregullt dhe ka arritur suksese më të larta se mjekët.
Dr. Axel Krieger nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, i cili menaxhoi operacionin, ka thënë se roboti do të mund të kryejë operacione i vetëm te njerëzit brenda pesë viteve.
Krieger ka deklaruar se falë inteligjencës artificiale, roboti ka aftësinë për të planifikuar dhe zbatuar.
Studiuesit kanë njoftuar se robotët janë zhvilluar për t’u përdorur në lloje të ndryshme të operacioneve te njerëzit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...